FIDANISHTJA

Kurti: Serbia do një president ‘zajdenice’ që ta shkelë ministrin tonë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim pas homazheve para pllakës përkujtimore të Mon Balajt e Arben Xheladinit, që u vranë gjatë protestave të Vetëvendosjes, në shkurt të 2007-ës.

Në këtë fjalë përkujtimi, Kurti foli për kërkesën për themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej, nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj, Beogradi me aq nervozë kërkon asociacion të tyre. Si Zajednicë komunash pati nisur edhe Republika Serpska mbi Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur se mu këtë e do Serbia”, tha ai.

Eco Higjiena

Sipas Kurtit, Serbia e do Asociacionin në Kosovë, sepse e pengon pluralizmi politik; sepse i do të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë t’i dirigjojë. Ai thotë se Beogradi do një “president zajednice” që ta shkel ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetarë komunash të së njëjtës parti, që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president zajednice e me atë ta shkelin ministrin tonë, të Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. Kjo është e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.