ARKATANA

Kurti: S’do të bëjmë koalicione paszgjedhore, nuk qeverisim duke ju sunduar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, kanë vizituar sot qytetin e Shtimes në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Osmani tha se Shtimja më nuk do të jetë bastion i PDK’së që aktualisht udhëheq me këtë komunë por bastion i ndryshimit.

“Faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohët. Kemi nderin që sot po ua dëshmoni të gjithëve që Shtimja nuk është bastion i atyre por është bastion i ndryshimit. Faleminderit që po ua dëshmoni atyre që e ndalën Qeverinë e shpresës që nuk ka forcë që do na ndal më. Faleminderit që po e dëshmoni që kurrë më nuk do i lejoni që të ju mashtrojnë dhe të keqpërdorimin besimin e votën tuaj”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë, Albin Kurti tha se me Osmanin janë bërë bashkë për të formuar një shumicë parlamentare.

Mobi Casa

“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë, e kemi realizuar koalicionin parazgjedhor. Andaj zgjedhjet e reja janë një referendum gjithëpopullorë me që rast ne synojmë një fitore të madhe që ta bëjmë shumicën popullore, shumicë parlamentare. Nuk do të bëjmë koalicione paszgjedhore sepse i kemi bërë ato parazgjedhore. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, dhe nuk do të qeverisim për tu pasuruar. Do të vazhdojmë të jemi klasë e mesme”, ka thënë Kurti.

Ajo çfarë është vërejtur në këtë tubim, është prania e flamurit të themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ky flamur ishte në mesin e flamujve kombëtarë që valonin në këtë tubim. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.