UBT

Kurti: Sanksionimi i Vulinit, dëshmi e kërcënimit që i shfaqet sigurisë në nivelet e larta të shtetit serb

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e që SHBA-së për ta sanksionuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin.

Kurti tha se ky veprim është dëshmi e kërcënimit që i shfaqet sigurisë në nivelet e larta nga shteti serb.

“Thesari i ShBA-së e ka sanksionuar Aleksandër Vulinin – Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme – për ‘marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet e këqija ruse në Serbi dhe rajon’, duke e dëshmuar kërcënimin që i shfaqet paqes dhe sigurisë në nivelet e larta të shtetit serb”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon.

RCCOLA

Thesari e akuzoi Vulinin se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

Këtu, sipas Uashingtonit, përfshihet edhe përdorimi i autoritetit për përfitim personal “sikurse përfshirja në një rrjet të trafikimit me drogë”.

“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, u tha në njoftim.

Pos Kurtit, më herët pati edhe reagime të tjera nga liderët instiutcionalë.