GRANDEMALL

Kurti: Rezistenca e Jasharajve është vetë trungu i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu.

Në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten. Rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi Epopesë së UÇK-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6,7 mars”, tha Kurti.

Uji Dea

Kryeministri foli edhe për punët që po bëhen për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se kanë qëllim ta shndërrojnë këtë fshat në “peizazh kulturor historik”.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peizazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharajve”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.