FIDANISHTJA

Kurti refuzon ftesën e Hotit për të biseduar rreth dialogut me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka refuzuar ftesën e kryeministrit, Avdullah Hoti, për një takim ku do të diskutohej për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, transmeton Telegrafi.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Uji Dea

Ndryshe, kryeministri, Avdullah Hoti ka ftuar opozitën që të jenë pjesë e procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese…Kam dërguar ftesë edhe tek opozita që të prezantojmë qasjen e qeverise karshi dialogut Kosovë-Serbi. Një pjesë e opozitës ka heshtur ndaj ftesës sonë… Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Marrëveshjet duhet të arrihet me njohje reciproke”, kishte thënë Hoti.

Ndërkaq, para disa ditësh Qeveria Hoti ka larguar masën e reciprociteti ndaj Serbisë, Hoti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.