UBT

Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës, Gashi: Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm” ka thënë Gashi.

“Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën”, u shpreh tutje ai.

UBT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë i kam të përgatitura. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet e jemi kolegë të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh e më përpikëri në pyetjet parlamentare. Rrjedhimisht atëherë kur do të jeni deputete e Kuvendit të Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetje parlamentare”, është shprehur Kurti në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.