KKVITI

Kurti: Reeker ka folur me gjuhë të padenjë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të Philippe Reekerit, i cili i ka cilësuar aktivistët e VV-së si palaço.

“U bënë më shumë se tetë vjet që ne ekzistojmë dhe zyrtarë të ndryshëm na kanë quajtur me shumë emra. Por, gjuha e Reekerit është një gjuhë e padenjë për një funksionar të tillë. Unë nuk mund të nënshtrohem kundrejt kurrfarë zyrtari amerikan. Sot është zhvilluar një trysni e jashtëzakonshme në Kosovë për Ligjin e amnistisë që fal të gjitha krimet serbe në Kosovë dhe kjo gjuhë është jo demokratike”, ka thënë Kurti në emisionin Tonight të Ilva Tares, në Ora News.

Uji Dea

“Ne themi të vërtetën tonë. Kosovën e kanë shndërruar në cirk dhe nëse është dikush që është palaço, këta nuk janë Vetëvendosje. Ne nuk jemi kundër SHBA-ve. Ne vetëm themi të vërtetën. Ne nuk mund të nënshtrohemi që t’i pëlqejmë dikujt edhe pse flitet me një gjuhë që s’është e denjë për një funksionar të tillë. Amerika ka bërë shumë për ne, sidomos presidenti Bush, por mos të harrojmë se gjërat kryesore i kemi me arritjet tona. Ka patur 2500 të vdekur nga UÇK. Unë nuk jam kundër SHBA-ve, por jo me mungesë të vetërespektit. Nëse e bëjmë këtë atëherë nuk do të mund të kemi as respektin e as dashurinë e Amerikës”. /Telegr