UBT

Kurti: Reciprociteti shtyhet pasi të hiqen të gjitha barrikadat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për reciprocitet deri më 1 shtator 2022.

Kurti përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se kjo është bërë me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar Kurti.

ARKATANA

Ndërkaq ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se tashmë ka filluar zbatimi i vendimit për posedim me fletë-deklarim për të gjithë personat që kanë dokumente të Serbisë.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, tha Sveçla. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.