FIDANISHTJA

Kurti: Qytetarët kanë fantazi, mirëpo s’mund të mos shtrenjtohet rryma

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka mund të ketë zgjidhje të lehtë dhe optimale në rastin e krizës energjetike, me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim. Kurti tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme se çkyçja, si alternativë e mosshtrenjtimit të rrymës, do të kishte pasoja të rënda, raporton Gazeta Express.

“Nuk ka zgjidhje të lehtë. Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e rëndë dhe e thellë. Unë nuk jam për çkyçje të konsumtorëve – qofshin biznese apo amvisëri – nga rrjeti i energjisë elektrike, jo vetëm për shkak se ajo atakon mirëqenien e qytetarëve drejtpërsëdrejti dhe thelbësisht, por edhe për shkak se me trafo të amortizuara, me rrjetin e lodhur të shpërndarjes, do të paguajmë kosto shumë më të lartë në vitet në vijim”, tha ai.

Sipas kryeministrit, nëse dëshirojmë që të mos ketë reduktime, duhet ta kuptojmë që duhet të ketë shtrenjtim të rrymës dhe një subvencionim nga shteti.

Mobi Casa

“Çdo kyçke-çkyçje po ka pasoja. Mirëpo nëse jemi që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike, duhet ta kuptojmë që duhet të kemi ose subvencionim nga shteti, ose shtrenjtim të energjisë elektrike, ose kombinim të këtyre të dyjave për ta gjetur njëfarë mesi të artë në një situatë ku nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk ka mundësi tjera”, tha ai.

Të kërkosh që as të mos shtrenjtohet energjia elektrike, as të mos subvencionojë shteti 75 milionë euro, as të mos çkyçen konsumatorët, Kurti tha se është e pamundur.

“Unë e di që nuk ka dëshira ilegale. Qytetarët kanë fantazi. Mund të fantazosh dhe imagjinosh unë edhe ju çka të duam, mirëpo nuk është e mundshme as të mos shtrenjtohet, as të mos subvencionojmë dhe as të mos ketë çyçje”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.