ARKATANA

Kurti: Qeveria rrëzohet me ashpërsim të protestave

/ 2 minuta lexim
HW

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Rundschau”, themeluesi dhe ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, e ka quajtur veten një “majtist pan-evropian”. Ai e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare dhe ka thënë së njëra prej mundësive për rrëzimin e Qeverisë është përmes ashpërsimit të protestave.Për qeverisjen e koalicionit të madh, Kurti për të përditshmen gjermane ka thënë se njerëzit kishin shpresa e jo iluzione se partia më e madhe në vend, PDK, më në fund do të shkonte në opozitë.

“Vetëvendosja, edhe pse dëshironte të qeveriste së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e dinte fare qartë se AAK nuk posedonte shumë vlera, por se qeverisja e shkuar ishte krejtësisht e keqe”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, rreth donacioneve në vend që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Kurti ka thënë se tetëdhjetë për qind e donacioneve, në një mënyrë apo tjetër, i janë kthyer prapa vendeve donatore, të cilat i kanë investuar në seminare dhe kurse trajnimi për zyrtarët e EULEX-it, të cilët gëzojnë paga të majme.

“Bashkësia ndërkombëtare po i ofron mbrojtje establishmentit në dëm të qytetarëve, e jo qytetarëve nga establishmenti, ndërsa paradigma e ndërkombëtarëve nuk është zhvillimi, por stabiliteti”, ka theksuar Kurti.

Lideri i deritashëm i Vetëvendosjes ka thënë se subjekti i tij synon t’i japë fund krimit të lartë, nepotizmit dhe pasigurisë totale përmes demonstrative.

HW

Opsioni i ashpërsimit të protestave, sipas Kurtit, mund të sjell përfundimisht rrëzimin e Qeverisë.

Për gazetën gjermane, Kurti ka thënë se bashkësia ndërkombëtare që pothuajse dy dekada po e zbaton kolonializimin Kosovës.

Sipas tij, ky kolonializim do të mund të kishte edhe aspekte pozitive sikur ndërkombëtaret të ishin përqendruar në emancipimin e popullatës vendase, duke ndërtuar shkolla, etj.

Ndërsa për EULEX-in, Kurti ka thënë se ky mision ka shpenzuar kot dy miliardë euro në shtatë vitet e fundit, para këto të cilat do të kishin efekt shumë më të madh po të ishin investuar në profesorë cilësorë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.