ARKATANA

Kurti: Qeveria ia prishi iluzionet Luginës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë Qeverinë e Kosovës, për mos përfshirje të çështjes së shqiptarëve të Luginës se Preshevës, në dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se kryeministri Thaçi ka vetëm retorikë politike, e jo veprime konkrete në mbrojtje të shqiptarëve. Këto komente u bënë në një konferencë për shtyp në lidhje me protestën për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.

“Institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ata kanë negociuar me Serbinë, për Kosovën, dhe në këto negociata të drejtat e shqiptarëve në ato tre komuna nuk kanë qenë as kusht për negociata e më pas as temë në to. Për më keq, qytetarëve atje u është krijuar iluzioni se në këto negociata do të trajtohet çështja e tyre. Kjo gjë i ka pasivizuar ata. I ka lënë të shpresojnë. Prishtina ishte dyfish e padrejtë ndaj tyre”, ka thënë Kurti.

Heqja e lapidarit, për liderin e VV-së, nuk ishte veç heqje e thjeshtë e një përmendoreje, por ishte mohim i historisë, mohim i kulturës, si hallkë në procesin sistematik të zhbërjes të çdo gjëje shqiptare.

Mobi Casa

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shprehin solidaritetin e tyre me shqiptarët në atë anë, nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë protestë.

Kërkesat e VV-së në këtë protestë janë:

1. Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.
2. Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.
3. Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.
4. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës. /Indeksonline/

Marshuta është si vijon: Nisemi nga Biblioteka Kombëtare Universitare, për të vazhduar në rrugën “Agim Ramadani”, rrugën “UÇK”, rrugën “Luan Haradinaj” sheshin “Zahir Pajaziti” deri para Teatrit Kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.