Uji Dea

Kurti: Putin do që luftën ta shpërndajë në vatra tjera, me Putinin e vogël të Serbisë – Ballkani kurrë s’ka qenë më i kërcënuar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një status të gjatë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook kushtuar luftës në Ukrainë dhe rrezikun ndaj paqes dhe sigurisë në rajon si pasojë e mbështetjes së Serbisë ndaj Vladimir Putin-it.

Ai ka thënë se në dymujorin e luftës në Ukrainë tani më shumë se kurrë, Putin është i interesuar që luftën e Ukrainës ta shpërndajë në vatra tjera.

“Strategjia e tij “eskalim për de-eskalim” nuk i funksionoi deri më tani falë rezistencës çlirimtare e heroike të qytetarëve ukrainas dhe tani ai do hapjen e vatrave të luftës në rajone e vende të tjera deri te kërcënimi nuklear në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për të “dalë fitues” nga kjo luftë”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Sipas tij, këto rrugë pa fitore e pa dalje të ndershme e bëjnë Kremlinin rrezikun numër një për paqen, sigurinë, demokracinë dhe mirëqenien e Evropës.

Kurti ka përkujtuar se në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE për t’i qëndruar besnik Putin-it.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putin-i, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putin-in duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Serbe synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Me mikun e Putin-it në Republika Serbe të Bosnje Hercegovinës dhe Putin-in e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”, ka shtuar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.