RCCOLA

Kurti: Puna dhe progresi që kemi bërë, tregues mëse i qartë dhe mjaftueshëm, për tu konsideruar aleat i denjë i aleancës Trans-Atlantike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Raporti i Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është acaruar jashtëzakonisht shumë dhe pothuajse është në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Zyrtarë të lartë të Qeverisë Amerikane kanë thënë se nëse kryeministri Albin Kurti s’do ta trajtojë SHBA-në si partnere, njëjtë do të jetë kundërpërgjigja edhe nga Uashingtoni zyrtar. Emisari Gabriel Escobar ka thënë se Kurti s’po bashkëpunon me SHBA-në për stabilitetin e rajonit.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se me punën qe ka bërë Qeveria e Kosovës dhe progresi i arritur në Kosovë është tregues mëse i qartë dhe mëse i mjaftueshëm për t’u konsideruar aleat i denjë i aleancës Trans-Atlantike.

Kurti tutje ka thënë se Qeveria që drejton s’ka alternativë tjetër pos qeverisjes, sundimit të ligjit, avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe s’ka alternativë tjetër pos rreshtimit krahas Aleancës Trans-Atlantike.

“Për çdo vend në Evropë dhe botë, progresi që ka dëshmuar Qeveria jonë këto 3 vite, do të ishin tregues mëse të qartë dhe mëse të mjaftueshëm, për tu konsideruar partner dhe aleat i denjë i aleancës Trans-Atlantike. Natyrisht Qeveria jonë s’ka alternativë tjetër dhe nuk mund të bëjë më shumë pos qeverisjes, s’ka alternativë tjetër pos sundimit të ligjit, s’ka alternativë tjetër pos avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe s’ka alternativë tjetër pos rreshtimit krahas Aleancës Trans-Atlantike”, ka thënë Kurti, raporton Express.

Hidromorava

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe angazhohet për mirëqenie për të gjithë. Sa i përket raporteve me fqinjët, ka thënë se Kosova do paqe, reciprocitet dhe respekt të ndëresjëll.

Përveç kësaj, Kurti ka thënë se si Qeveri po punojnë për të avancuar lidhjet e forta dhe të veçanta me SHBA-në, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e tjera.

“Qeveria jonë trajton çdo qytetarë në mënyrë të barabart dhe angazhohet për punë dhe mirëqenie për të gjithë. Me fqinjët duam marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e reciprocitet dhe respekt të ndërsjell. Po punojmë ndershëm në të drejtën tonë. Jemi në rrugën e duhur . Si popull e si Qeveri, si orientim e si besim, punojmë e angazhohemi gjithmonë për të shtrënguar e avancuar lidhjet e forta dhe të veçanta me SHBA, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë Francën dhe Turqinë dhe të gjitha shtetet demokratike që na kanë ndihmuar në çlirim”, ka thënë Kurti./GazetaeExpress/