Mobi Casa

Kurti: “Pseudoopozitarët” s’po e rrëzojnë Qeverinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se dhënia e autonomisë për serbët e veriut do të ishte skenari më katastrofal për Kosovën. Gjatë kësaj interviste Kurti ka qenë i ashpër jo vetëm me pozitën, por edhe me opozitën, duke i quajtur si “pseudoopozitarë”.

Dhënia e autonomisë për serbët gjatë negociatave me Beogradin do të ishte skenari më katastrofal për Kosovën.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke shtuar se kjo është si një shtëpi me dy pronarë.

Sipas tij, ky kompromis i mundshëm, siç po paralajmërohet, në këmbim të njohjes nga Serbia është bosnjëzim i Kosovës.

“Të gjithë ata që e shohin si arritje këtë le ta shohin ku është sot Bosnja, pa asnjë perspektivë evropiane, e izoluar, e varfër, e kontrolluar nga Serbia e Rusia dhe pa rrugëdalje, edhe pse Serbia e ka njohur formalisht Bosnjën si shtet. Asisoj çlirimi dhe pavarësia zhvlerësohen. Sepse cili është kuptimi i daljes së Kosovës nga Serbia nëse kjo pasohet me hyrjen e Serbisë në Kosovë”, pyet Kurti.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Kurti ka kritikuar ashpër qeverinë “Haradinaj”, duke e vlerësuar si shumë të dobët dhe të korruptuar, por nuk i ka kursyer nga kritikat as partitë opozitare, siç i ka quajtur parti “pseudoopozitare”, duke aluduar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në Partinë Socialdemokrate.

Mobi Casa

LEXO EDHE: Zvarritja e rekomandimit për vizat, shqetësuese

Për Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit Kurti ka thënë se ende nuk po japin sinjale që janë kombëtarë, të majtë ose luftues të korrupsionit, por përkundrazi.

Sipas tij, PSD-ja edhe po të dyfishohet nuk e kalon pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Duke folur për rritjen e pagave të qeveritarëve, Kurti ka thënë se Kosova është vendi më i varfër në rajon, me qeveritarët më të pasur në rajon dhe kjo, siç thotë ai, është për të qeshur e për të qarë.

“Në vend të politikanëve që sakrifikojnë veten për të bërë shtet kemi politikanë që sakrifikojnë shtetin për të bërë qejf”, ka theksuar mes të tjerash Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.