Kurti pritet nga Presidenti i Francës, Macron
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në prag të Forumit të Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris, është pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar ai në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.
Kurti sonte ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Sipas njoftimi, të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime./Telegrafi/