ARKATANA

Kurti pret masa ndaj Serbisë: BE-ja si ndërmjetëse është “përgjegjëse” për çdo devijim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen në terren në Serbi.

Kurti, në një konferencë për media, tha se Kosova nuk merret me deklarimet e palës serbe pasi tashmë kjo është në dorën e BE-së.“Bashkimi Evropian duhet të dëshmohet tani, ne tani kemi marrëveshje, kishim marrëveshje me 27 shkurt dhe bëmë sërish marrëveshje me 18 mars njëra në Bruksel e tjetra në Ohër dhe që të dyja janë marrëveshje dhe janë konstatuar nga ndërmjetësi që kjo është marrëveshje”.“BE-ja po thotë se është marrëveshje nga ana tjetër kemi deklarimet e palës serbe e cila tregon se si nuk e ka ndërmend të zbatojë diçka apo se si tashmë po shkel diçka tjetër. Por, ne nuk duhet të merremi me këtë. Tash BE-ja është ai që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduar të zbatohen në terren”, u shpreh Kurti.

Mobi Casa

Madje, Kurti tha BE-ja imponon zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe mbikëqyr zbatimin e tyre.“Ndërmjetësi imponon zbatimin dhe e ka fjalën tash për çfarëdo devijim, deformimi apo shkelje” tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.