ARKATANA

Kurti: Presidenti po integrohet në drejtësinë e pajtuar me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke iu referuar një dokumenti jozyrtar të emërimit të gjyqtarëve serbë nga Veriu i Kosovës, ka thënë se këta gjyqtarë janë emëruar duke nënshkruar një deklaratë që askund nuk përmend shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.

Sipas Kurtit në deklaratën e nënshkruar nuk përmendet askund lojalitetit gjyqtarët serbë do të tregojnë ndaj shtetit të Kosovës.

“E, në vend të Kushtetutës së Kosovës këta thuhet se paskan si bazë Marrëveshjen e Parë (Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013). Si derivat i asaj Marrëveshjeje të Parë, Marrëveshja për Drejtësi e 10 shkurtit 2015 midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh që Kryetari i Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës të jetë serb dhe gjithsej në ndërtesa të jenë 147 shqiptarë dhe 170 serbë. Qytetarët serbë do të gjykohen vetëm nga zyrtarë serbë kurse ata shqiptarë ku t’iu qëllojë”, thekson Kurti.

FIDANISHTJA

Kurti vlerëson se me këso teksti të emërimit, presidenti i vendit Hashim Thaçi hoqi gjithçka shtetërore, shmangu Republikën duke depolitizuar Kosovën në term gjeografik, dhe, ishte ai që u betua para këtyre gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e njohin Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e shtetit tonë.

“Kësisoj, nuk po integrohen gjyqtarët e prokurorët serbë në shtetin e Kosovës, por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po integrohet në drejtësinë e pajtuar me Serbinë”, thotë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.