Eko Higjiena

Kurti : Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një statusi në facebook, i ka kthyer në njëfarë forme përgjigje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në lidhje me dërgimin e mandatarit të ri për të formuar qeverinë.

Kurti ka thënë se presidenti është duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës, e i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të Qeverisë.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti

Fundamenti

Kurti tutje ka thënë se presidenti nuk po sillet konformë rolit dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese.

“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, ka përfunduar Kurti.