ARKATANA

Kurti: Premtimet e partive janë bërë bastore të pështira

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se premtimet e partive politike për punësim janë bastore të pështira.

Në emisionin “Subvencion” të RTK’së, Kurti ka thënë se asnjë qytetar i Kosovës, siç thotë ai, sado naiv që është, nuk u beson këtyre premtimeve më.

“Këto premtime janë bastore të pështira dhe nuk besoj se ka ndonjë qytetar normal, sado naiv që të jetë që u beson këtyre premtimeve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Thaçi e ka pasur shansin të qeverisë. Tha se i ka dërguar paratë në asfalt.

ARKATANA

“Kryeministri Thaçi e ka pasu r shansin. Ka qenë kryeministër e paratë i ka çuar në asfallt. Premtimet e partive politike që i dëgjoni ju, janë koncept i gabuar”, ka thënë Kurti.

Ai madje tha se partitë politike, kanë ndërruar edhe ideologjitë e tyre politike.

“Na i kanë çarë veshët se shpëtimi në ekonomi vjen nga investimi nga jashtë. Tash me para të brendshme. Prej kur ndërroi politika kështu. Këta e braktisën rrugën e tyre. E kanë devijuar vetëm me fjalë në kohën e fushatës. Fondi i Punësimit pa shtet zhvillimor, është shtet i hajnisë”, tha Kurti.