UBT

Kurti: Prekazi kryeqytet i kryengritjes shqiptare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në​ Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Shefi i qeverisë tha pas homazheve se Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Për çdo 28 nëntor ne kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë flamurin tonë dhe çlirimin Arbënor nga shekulli i XV, kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemajlin në Vlorë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica , çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.

Mobi Casa

Reklama

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai pas vizitës në pallatin e Kulturës në Vlorë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, para gazetarëve tha se sot është ditë feste e krenarie, derisa shtoi se duhet të punojmë për idealet e synimet e Skënderbeut, nga Kruja; të Ismail Qemalit, nga Vlora e të Adem Jasharit, nga Prekazi.

“Shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën, kulturën; e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja përmbushet pikërisht në këtë mënyrë”, deklaroi kryeministri Kurti.