Uji Dea

Kurti: Prej sot vendimet për masa ndaj Covid-19 i merr vetëm Ministria e Shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie të dielën ka treguar se çfarë masa do të merren pas datës 13 prill, datë të cilën Gjykata Kushtetuese e caktoi si përfundim të masava të vendosura nga qeveria për kufizim të lëvizjes.

“Shumë prej jush dëshironi të dini se cfarë do të ndërmerret pas 13 prillit. Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar nuk është normale, situata emergjente që është krijuar si rezultat i kësja pandemie nuk na ka dhënë shumë hapësirë. Ne jemi të përkushtuar që të veprojmë para se të bëhet vonë”, ka thënë ai.

Hidromorava

“Këto masa na kanë kushtuar pak. E dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë që deri nesër të shikojmë edhe një herë masën e marrë. Gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin në tërësi, por ka thënë se vendimi duhet të merret vetëm nga ministria e shëndetësisë dhe jo për të gjithë territorin e Kosovës. Prej sot vendimet i merr Ministria e Shëndetëisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga IKSHPK. Covid është një virus që po vret. Sfida është e madhe, ashtu kur i shtohet edhe fakti se kemi një sistem të shëndetësisë që lë për të dëshriuar. Kemi përballuar sfida të shumta, do të dalim edhe nga kjo sfidë e më të fortë e më të kujdesshëm se kurrë më parë”, shtoi për fund Kurti. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.