Kurti pranon letër urimi nga kryeministri slloven: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Sllovenisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë urime edhe nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, me rastin e marrjes së detyrës së re.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Janša është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohen në të mirë të të dy popujve.
“Ai ka siguruar kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian”, thuhet në njoftim. /Zëri


