HW

Kurti: Posti i kryeministrit nuk është kusht për koalicion me LDK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë ka deklaruar se posti i kryeministrit nuk është kushti kryesor i një koalicioni parazgjedhor në mes LDK-së dhe LVV-së.

Kurti, duke folur në emisionin “N’Konak” të transmetuar në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht nëse shkojnë ose jo në koalicion me LDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Mirëpo, do të ishte mirë që ne të bëjmë një koalicion parazgjedhor me LDK-në, në mënyrë që zgjedhjet t’i fitojmë para zgjedhjeve. Në këtë mënyrë gara e subjekteve të tjera do të ishte për vendin e dytë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka folur edhe lidhur me mundësinë e hyrjes në koalicion parazgjedhor, në qoftë se LDK insiston në postin e kryeministrit.

Hidromorava

Ai tha se grupet punuese të dy subjekteve politike janë duke biseduar në harmonizimin e qëndrimeve dhe të programeve dhe ndarjen e funksioneve dhe secili subjket e do kandidatin e saj për kryeminsitër.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se me çdo kusht duhet të jem unë. Asnjëherë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Le të merremi vesh çka po duam, pastaj merremi vesh për emrat”, tha Kurti.

Ai tha se një qeveri e udhëhequr nga koalicioni LDK-LVV do t’i sillte vendit stabilitet, zhvillim ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.