FITORJA

Kurti: Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike, shoqërore dhe territoriale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike, shoqërore e territoriale.

Në këtë mënyrë rajonet mund të bëhen më garuese, të zhvillojnë ekonominë dhe të krijojnë vende të reja të punës, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të Konferencës ndërkombëtare për zhvillim rajonal.

Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri theksoi se na duhen politika rajonale të zhvillimit, në mënyrë që të promovojmë solidaritet më të madh e të reduktojmë pabarazitë mes rajoneve.

Duke theksuar domosdoshmërinë e intervenimit të shtetit me politika rregulluese, në mënyrë që të mos kemi zhvillim të pabalancuar, kryeministri tha se po ashtu na duhet bashkëpunimi ndërshtetëror e ndër-kufitar.

Fundamenti

Integrimi në Bashkimin Evropian është proces i natyrshëm për ne dhe në përputhje me orientimin tonë shtetëror dhe vlerat tona shoqërore, tha kryeministri, duke shtuar se krahas këtij procesi ne mbështesim fuqishëm edhe Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal ka fuqi transformuese sepse zonat kufitare i kthen nga vende që ndajnë shtetet, në pikëtakime që i bashkojnë ato, theksoi kryeministri Kurti.

Ai tha se qytetarët në secilën anë të kufirit duan punë, drejtësi, mirëqenie e progres, e detyrë e jona është që të realizojmë potencialin e tyre duke hequr barrierat e duke i rritur mundësitë./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.