Eko Higjiena

Kurti: Po testohet mbijetesa e shtetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të vizitës në Kosovë, kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, ka takuar sot edhe përfaqësues të opozitës në Kuvend, Albin Kurtin-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeten Donika Kadaj-Bujupi – kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Në takimin, i cili është mbajtur në zyrat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kreun e legjislativit suedez e kanë shoqëruar deputetët në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani dhe Andreas Norlén, si dhe ambasadori suedez në Maqedoni Mats Staffansson e ai në Kosovë, Henrik Nilsen, njofton Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.

Kurti e njoftoi kreun e Parlamentit të Suedisë për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për gjendjen socio-ekonomike dhe për çështjen e emigrimit të qindra-mijëra qytetarëve të Kosovës.

“Shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, papunësia gjithnjë në rritje dhe Mitrovica përherë e ndarë po e testojnë mbijetesën e shtetit të Kosovës”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Ndërsa, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, theksoi që pakënaqësia në Kosovë është akumuluar me vite për shkak të padrejtësive të shumta dhe mungesës së zhvillimit.

“Kur kësaj pakënaqësie iu shtua edhe zhgënjimi i madh për faktin që Mustafa iu bashkua Thaçit, rezultoi ikja masive e qytetarëve”, shtoi ajo.

Në këtë takim është diskutuar edhe për shumë çështje të tjera, si: EULEX-in, korrupsionin, Gjykatën Speciale, bisedimet me Serbinë, ndikimet ndërkombëtare në politikën kosovare dhe çështje të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.