Hidromorava

Kurti: Po pengohemi nga Thaçi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka shprehur edhe njëherë brengat e tij për ngërçin politik që ka përfshirë vendin tonë. Ai edhe njëherë ka përsëritur, së është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili ka bllokuar krijimin e institucioneve.

Këtë, i pari i Vetëvendosjes ia ka thënë edhe Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Sofje, ambasadore jo-rezidente për Kosovë, zonjës Anick Van Calster dhe të ngarkuarit me punë në Zyrën Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, Jean-François Brackman.

Eco Higjiena

“Shumica parlamentare po pengohet padrejtësisht në rrugën drejt formimit të qeverisë së re për të cilën ka aq shumë nevojë populli i Kosovës. Partia e cila e ka kapur shtetin po e pengon konstituimin e Kuvendit vetëm që të mbetet me çdo kusht në pushtet. Kjo parti-shtet nuk mund ta paramendojë veten në opozitë dhe ajo e ka të pamundur të jetë demokratike e ligjore. Shumica parlamentare nuk do të lëshojë pe sepse përveçqë nuk mund të bëhet kompromis me demokracinë dhe drejtësinë, po ashtu nuk mund të lejojmë të humbet shansi për popullin e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe çlirim të shtetit nga korrupsioni e krimi qeveritar”, tha Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje, në njoftimin e saj thotë se në këtë takim më ambasadoren Van Calster janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe mundësitë për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.