United Hospital

Kurti: Po bashkëpunojmë me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje në mënyrë që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik, prodhimit e punësimit. Kurti shprehet kategorikisht kundër propozimeve për një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe teknike, duke shtuar se partia e tij nuk udhëhiqet nga parashikimet, por nga parimet.

“Ne të Lëvizjes Vetëvendosje nuk udhëhiqemi nga parashikimet, por nga parimet. Ne dëshirojmë që të ketë sa më parë për interesin e vendit zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje demokratike nga të cilat do të dalin institucione me legjitimitet të freskët edhe qeveri e re, e cila do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të vendit që koncentrohet në prodhim e punësimi dhe tek drejtësia institucionale dhe gjyqësore, e cila përqendrohet te luftimi i krimit e korrupsionit”, ka thënë Kurti, për Ekonomia Online.

“Nuk besoj që formulat dhe kombinimet qofshin ato për Qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse do ta mund ta mbrojnë sovranitetin dhe zhvillojnë ekonominë”.

Fundamenti

Kreu i VV-së thotë se me LDK janë duke bashkëpunuar për të siguruar numrat për rrëzimin e Qeverisë, por që nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Listës Serbe në këtë drejtim.

“LVV dhe LDK janë partitë më të mëdha në vendin tonë dhe janë parti opozitare që koordinohen brenda Kuvendit dhe jashtë tij. Ne jemi të interesuar që të largohet kjo Qeveri dhe të kemi zgjedhje të parakohshme”.

“Natyrisht që ne nuk mbështesim iniciativat që burojnë nga Lista Serbe, por është përshtypja ime që Lista Serbe nuk është e interesuar për rrëzimin e Qeverisë. Ajo është e interesuar për një Qeveri të dobët”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.