Kurti: Përveç PDK-së partitë tjera janë të mundshme për koalicion
Kurti duke besuar se do të dalin të parët si subjekt politik pas 8 qershorit ka thënë se me secilën parti do të bisedojnë për koalicion përveç PDK-së.
“Nuk ka ndryshim në Kosovë pa dalë PDK në opozitë. Me partitë e tjera do të bisedojmë me secilën nëse do të dalim të parët. Negociatat do të zgjasin shumë deri sa të bëjmë përputhje programore. Por jo gjithkë do ta përfshijmë në qeverinë e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Kurti: Nuk do ta nisim luftën ballkanike për tu bashkuar me Shqipërinë, por me paqe
Duke folur për idenë e bashkimit me Shqipërinë, Kurti ka thënë se nuk e kanë ndërmend që ta nisin luftën ballkanike për tu bashkuar me Shqipërinë por një gjë e tillë sipas tij mund të bëhet me paqe përmes dy referendumeve.
“Dy Gjermanit nuk ishin të çmendura që u bashkuan. Më mirë ta kemi një ulëse të fortë në BE se sa dy ulëse të dobëta”, ka thënë Kurti.
Kurti: 8 qershori është dita jonë
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në emisionin “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova është shprehur tepër optimist për rezultatin e VV-së më 8 qershor.
Kurti ka thënë se VV-ja do ta bëj ndryshimin e vërtetë sepse sipas tij në mandatin e kaluar kanë qenë opozita e vërtetë në Kuvend.
“Ata që po e dojnë ndryshimin po e dojnë VV-në. PDK ka qëndruar tepër gjatë dhe ka vepruar tepër mbrapsht për të qenë më shumë në qeverisje. Kosova është lodhur nga familjet që e kapin shtetin”, ka thënë Kurti.


