ARKATANA

Kurti për vizitën e shtyrë në ShBA: Do të shkoj në pranverë e do të rri më gjatë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë pranverës do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të qëndrojë më gjatë pasi sipas tij atje nuk shkohet për tri ditë edhe për shkak të largësisë edhe për shkak të rëndësisë që ka vizita atje, raporton Ekonomia Online.

Mobi Casa

Kurti këtë vizitë e kishte paralajmëruar në nëntor të vitit të kaluar e më pas edhe në janar, por që nuk u realizua.“Sa i përket vizitës në SHBA, mendoj se pengesa kryesore është logjistike-teknike. S’mund të shkojë për tri ditë, por dua të shkojë për një javë apo 10 ditë. Shteti është më i madh. Edhe takimet qe dua t’i bëjë atje do jenë më të shumta. Për shkak të situatës ku jemi, jemi detyruar ta shtyjmë dhe kjo vizitë do të ndodh[ në pranverë. Jo që do shkoj, por edhe do kthehem. Do të më duhet ndoshta të qëndroj pak më shumë se zakonisht, kështu që ju do të mund ta bëni pyetjen se kur do të kthehet”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.