Kurti për “Veçernji”: Kosovën e shoh në union me Shqipërinë, pas referendumit

/ 1 minutë lexim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për të përditshmen kroate, “Vecernji List”, në të cilën ka folur për shumë tema të rëndësishme me të cilat po përballet vendi ynë ditëve të fundit.

Në këtë intervistë, siç raporton Koha.net, Kurti ka thënë se “nesër e shoh Kosovën në një union me Shqipërinë, pas referendumit”.

Më tej, Kurti ka folur edhe për tema tjera, ndër to edhe për gjigantin “Trepça”, për kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafa, por edhe për sulme të mundshme të xhihadistëve të kthyer në Kosovë.

Ndërkaq për “eskalimet”, siç i quan kjo gazetë raportet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve, Kurti thotë se “nuk mund të flasim për një gjendje të tillë”.

RCCOLA

Sipas tij, Kosova ka mundësi të shndërrohet në një Bosnje e Hercegovinë të dytë jofunksionale.

“Qeveria e Thaçit dhe ajo e Vuçiqit, nga Kosova do të krijojnë një Bosnje e Hercegovinë të re jofunksionale me standarde të Amerikës jugore”, ka thënë Kurti.

© KOHA.net