GRANDEMALL

Kurti për të pagjeturit: Do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë që të sjellim drejtësinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti derisa po bënte homazhe tek përmendorja e të pagjeturve në Kosovë, ka thënë se të zhdukurit me dhunë duhet të duken në përgjegjësin institucionale.

“Të gjitha ata na mungojnë, sidomos familjeve, por jo vetëm, i mungojnë shteti, të ardhmes tonë. Sot shënojmë edhe 22 vjetorin e masakrës së Mejës që është dëshmi tjetër e gjenocidit në Kosovë. Është e vërteta e shteti serb në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoj tutje se ekzekutorët e krimeve e masakrave të panumërta në vendin tonë, duhet të sillen para drejtësisë.

“Duhet që ekzekutoret e masakrave të panumërta, e të vrarë të pafajshëm e civil të pa mbrojtur, të sillen para drejtësisë, të akuzohen, gjykohen dhe dënohen. Kjo është një plagë e hapur që nuk e mbyll kalimi i kohës, dhembja nuk fashitet por shtohet”, theksoi Kurti.

ARKATANA

Kurti theksoi se si kryeministër i vendit do të bëj krejt çka është e mundur që të sillet drejtësia dhe të zbardhet e vërteta për të pagjeturit.

“Si kryeministër i Kosovës, bashkë me presidentet dhe kryeparlamentarin jemi zotuar që do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë që të jemi pranë këtyre familjeve, që të ndihmojmë sjelljen e drejtësisë për gjetjen e të vërtetës”

“Duhet të bëhemi bashkë ta kërkojmë përgjegjësi, duke qenë përgjegjës në institucionet tona dhe në secilin pozitë që mbajmë. Unë ju falënderohem dhe ju jam mirënjohës familjeve nuk e ndalen aktivitetin e tyre, me lot në sy prisnin eshtrat e më të dashurve të tyre.Kjo dhimbje që është më shumë ankth duhet të marrë fund”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.