Fundamenti

Kurti për sulmin në Trepçë: S’ka individ e as grup më të fuqishëm se shteti, për 2 vjet investojmë 70 milionë €

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje, raporton Ekonomia Online. Këto komente ai i bëri kur bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan ndërmarrjen.

Kreu i Qeverisë më tej shtoi se nuk do të lejojë që asnjë individ e as grup të jetë më i fuqishëm se shtetit, duke u zotuar për mbushjen e menaxhmentit.“Na vjen shumë keq çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm dhe nuk është në të mirën e askujt”.“Si kryeministër i vendit, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti. E ata që dëshirojnë këtë, bien ndesh me ligjin”, tha Kurti.

Nga takimi që pati me këta të fundit Kurti tha se ka marrë lajme të mira për nxjerrjen e xeheve dhe rritjen e çmimeve në bursë si rrallë herë.Madje ai u zotua se në dy vjetët e ardhshme do të investohen 70 milionë euro.“Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqësit e saj, diskutuam për situatën në Trepçë dhe mund të them se jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim mbi 16 ton xehe në minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në Artanë, pra në total janë mbi 20 mijë tonë në muajin shtator”.

Mobi Casa

“Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën se çmimet në bursë janë ngritur, janë të larta si rrallë herë. Pra diku mbi 3 500 ton. Jemi të lumtur kur ishim në pranverë në Qeveri, e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën dhe këtë e kemi bërë materialisht, ku në kushte gjendje pandemike, e kur ishim në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Për dy vjet do të investojmë së paku 70 milionë euro”, tha Kurti.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, sulm duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.