GRANDEMALL

Kurti: Për shkak të mospagesës së faturave në veri nga viti 1999, Serbia përmes strukturave paralele dëmtoi Kosovën me mbi 300 milionë euro

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se që nga viti 1999, Kosova i ka humbur mbi 300 milionë euro për shkak të veprimeve jo të ligjshme të Serbisë kryesisht duke instrumentalizuar strukturat kriminale në veri të vendit.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se mosfaturimi i energjisë elektrike për serbët në veri dhe refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë Kosovë-Serbi, po i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj.

“Strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia në komunat veriore të Kosovës, u kanë kushtuar qytetarëve dhe taksapaguesve në pjesën tjetër të vendit 320 milionë euro në faturat e papaguara të energjisë dhe 17 milionë euro në faturat e furnizimit me ujë që nga viti 1999. Strukturat paralele nuk lejojnë faturimin e energjisë elektrike dhe pengojnë zbatimin e një marrëveshjeje energjetike, të arritur në dialog, 10 vjet më parë. Pa nxitje për të kursyer, konsumi në këto komuna u rrit me mbi 70% në një dekadë, pjesërisht për shkak të kultivimit të drogës dhe kriptominimit”, shkroi Kurti.

Kreu i Qeverisë ka shtuar se këto struktura paralele pengojnë edhe zbatimin e marrëveshjes energjetike arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që nga viti 1999, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro për shkak të veprimeve të Serbisë, sikurse janë mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që të paguajnë TVSH-në te Serbia për tregtinë tonë të energjisë elektrike. Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë Kosovë-Serbi, i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”, shkroi Kurti.

Mobi Casa

Siç thotë kreu i qeverisë, për këto padrejtësi nuk kanë faj qytetarët tanë në komunat veriore.

“Ata e kuptojnë dhe pranojnë se pagesa për shërbimet bazë si energjia elektrike dhe uji është normale dhe se kjo do të mundësonte investimet e nevojshme për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve”.

“Qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në shërbime të tilla dhe të jetojë të lirë nga krimi i organizuar, presioni dhe kërcënimet nga strukturat ilegale, që udhëhiqen nga Serbia. Qeveria ime është e përkushtuar që të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe t’u ofrojë atyre lirinë dhe sigurinë që e meritojnë”, shkroi tutje Kurti.

Kujtojmë, qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar.

Borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.