Fundamenti

Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Do ta vendosim kur të jemi gati

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti ka folur në seancë për reciprocitetin me Serbinë duke thënë se atë do ta vendosin në momentin që janë të përgatitur, raporton Ekonomia Online.

Fundamenti

Sipas Kurtit arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.“Sa i përket reciprocitetit ne e kemi miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik. Nëse ne nuk mund ta zbatojmë në plotni reciprocitetin ai mund të dështoj. Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje por është një parim. Nuk e kemi për të shtuar barriera po për ti hequr ato ekzistuese. Duhet ta bëjmë që mos ta zhbëjmë më. Ne do të vendosim reciprocitetin dhe këtë do ta bëjmë atë kur të jemi të përgatitur. Ne do ta vendosim reciprociteti por nuk duam të dështojmë”, tha ai.