UBT

Kurti për masat e reja: S’jam Gjykatë Kushtetuese që ta di se a e kemi shkelë ligjin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në konferencë për media për ndihmën financiare që ka kërkuar nga diaspora si dhe reagimet për vendimet që mbrëmë ka marrë Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Kurti thotë se nuk e di sa para janë momentalisht në xhirollogarinë e thesarit të shtetit.

“Xhirollogaria në thesarin e shtetit ka të bëjë me luftimin e parandalimit e shpërndarjes së pandemisë, në këtë situatë emergjente aty nuk janë vetëm mjetet nga mërgata po edhe të tjerat që i dedikohen kësaj fushe, unë nuk e di se sa është shuma”, ka deklaruar ai.

Kurti ka folur edhe lidhur me reagimet se veprimet e mbrëmshme prë kufizim të lëvizjes janë ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

UBT

“Nuk jam për të bërë rolin e Gjykatës Kushtetuese, se veprimet tona në çfarë mase janë në përputhje me kushtetutën por janë këshilltarët ligjor që kanë qenë të përfshirë atëherë kur i kanë marrë ato masa, nuk i ka marrë qeveri anë detyrë por i ka marrë ministria e shëndetësisë.

Kemi nevojë që t’i shtrëngojmë masa që ta s’postojmë rritjen, i kuptoj qytetarët që po bëhen disa javë e janë mërzitur, por s’ka zgjidhje tjetër.

I lusim qytetarët që siç janë përgjigjur me kulturë e ndërgjegje të lartë duke qëndruar në shtëpi, të vazhdojnë edhe tash”, tha kreu i Qeverisë në detyrë./GazetaExpress/