Eko Higjiena

Kurti për masat e BE’së : Çka varet prej neve ka ndodhur – BE po vonohet për shkak të zgjedhjeve dhe fushatës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ndodh për shkak të zgjedhjeve brenda Unionit.

Kurti përsëriti se tashmë atë që është dashur ta bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, ndërsa tha se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia meqë ajo e ka në dorë eskalimin ose jo të situatës në veri.

“Kjo [heqja e masave] nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashmë ka ndodhur. Ne edhe asokohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasë adresë të qartë sa i përket përgjegjësisë. Ndodhi deeskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë, Afrim Bunjaku. Tash gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë? Përgjigjja është në Beograd. Andaj atje duhet të bëhet trysnia për të pasë siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme të Bashkimit Europian dhe sidomos me faktin që tash janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që mbahen me datën 9 qershor”.

Hidromorava

Këtu Kurti i bëri një ftesë mërgatës shqiptare, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo nga diku tjetër që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.

“Dhe që uroj të kenë pjesëmarrje sa më të lartë dhe me këtë rast e ftoj edhe mërgatën tonë që ka të drejtë që ta bëjë. Dhe është mirë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse Parlamenti Europian në përbërjen e ardhshme do të ketë shumë ndikim edhe sa i përket Komisionit Europian, por edhe sa i përket mbështetjes për Republikën tonë, sa i përket edhe të drejtës dhe të vërtetës sepse e dimë qysh nganjëherë ka deformime të ndryshme në arenën ndërkombëtare”./Express/