Mobi Casa

Kurti për masakrën e Rezallës: Është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. Nga aty, Kurti tha se këta u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri tha se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe si e tillë, ai ka thënë se ajo njihet botërisht.Kurti ka kërkuar nga drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare që me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen për këto krime.“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit, të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo ju ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha kryeministri Kurti.

Eco Higjiena

Duke folur për rivarrimin në muajin tetor 2021, të eshtrave të 9 viktimave të Rezallës, kryeministri tha se me ekzekutim mizor e barbar, forcat serbe ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat.“Më 30 shtator të vitit 2021, u kthyen në Kosovë eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak, Serbi, që sipas raporteve të identifikimit, iu përkisnin shtatë identifikimeve të reja nga masakra e Rezallës, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht, përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam, andaj edhe drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët, të gjykohen e të dënohen”, theksoi Kurti.Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandanti i FSK-së, Bekim Jashari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.