Eko Higjiena

Kurti për masakrën e Reçakut: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sa herë që vijmë për vizitë dhe homazhe në Reçak, pashmangshëm na kthehen në kujtesë pamjet e trupave të 45 civilëve të masakruar nga policia dhe forcat e Serbisë.

Kurti tha se Serbia kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Serbia, vazhdon të shfaqë narrativa mohuese ndaj asaj që ka ndodhur, duke tentuar ta falsifikojë rolin e saj në kryerjen e kësaj masakre”, tha Kurti.

Hidromorava

Kryeministri theksoi se ata që e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij.

Sipas tij, krimi kundër njerëzimit i kryer në fshatin Reçak të Shtimes më 15 janar të vitit 1999, nuk mund të fshihet, të mjegullohet e as të amnistohet.

“Përgjithësisht kur e vërteta është kaq e fuqishme siç është ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativa mohuese ndaj saj sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut deri më sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejt planifikues dhe ekzekutues të shtetit të Serbisë në realizimin e masakrës së Reçakut. Më datë 5 dhjetor të vitit 2019 presidenti aktual i Serbisë që atëbotë ishte ministër i informatave, vetëm para më shumë se para 3 vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaruar se masakra e Reçakut ishte fabrikim dhe falsifikim”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.