ARKATANA

Kurti për marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër: Insistojmë në zbatim të plotë, pa vonesa dhe kushte

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë e të përpiktë të marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe Ohër.

Kurti përmes një konference për media tha se takimi me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, siç u shpreh ai “përgatitje e takimit që do të zhvillohet me ekipin negociator”.

“Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar: zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje por vetëm në koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe për neve ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë më emisarin lajcak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit në Ohër”, ka thënë Kurti.

Hidromorava

Ai tutje tha se: “Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë e ta shkruajmë bashk më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vet menaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar duke mos anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë paralelisht me atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar. Pas Kosovës Lajçak do të shkoj edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme besoj që do të kemi një takim.

Ndryshe, sot emisari Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.