GRANDEMALL

Kurti për mandatarin: S’kemi kohë për të humbur me pingpong politik, ta luftojmë Coronavirusin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Qeveria është e përkushtuar në luftimin e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.Kurti pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kur u pyet për propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur në pingpong politikë.

Sipas tij, nëse institucionet shpërqendrohen në fronte të tjera do të humbet lufta kundër pandemisë.Kurti nga gazetarët u pyet edhe pse ka zgjedhur ta vizitojë Gjilanin, komunë kjo që qeveriset nga një nënkryetar i LDK-së, parti kjo që inicio mocionin për rrëzimin e Qeverisë.“Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping-pongut politik. Jemi të angazhuar në luftimin e virusit dhe nëse e shpërqendrojmë veten në çështje tjera do ta dobësojmë veten në frontin e shëndetit publik”.Kreu i ekzekutivit tha se nuk ka bërë ndonjë kalkulim për këtë çështje, por që kjo komunë ka 10% të të infektuarve me Coronavirus në vend.

Kurti ka thënë se duhet të vazhdohet puna në muajin prilli sepse është vendimtar për të dalë nga kriza.“U njoftuam për së afërmi me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese në nivelin lokal dhe ato që i referohen të gjitha komunave të Komunës”.“Jemi të gatshëm, të interesuar, të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së COVID-19 ta shtyjmë sa më shumë në kohë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të pakët që ta parandalojmë këtë pandemi që deri tash i morri jetën tre qytetarëve”.“Organizimi ynë qendror e lokal është shembullor dhe këtë po e thonë edhe tjerët. Duhet ta vazhdojmë sidomos në muajin prill sepse është vendimtar që të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”.

Hidromorava

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se falë angazhimit të komunës e Qeverisë do të tejkalohet edhe kjo krizë, raporton EO.

“Me 15 rastet, tre i kemi të shëruar dhe tendenca është në rënie. Po e menaxhojmë këtë infeksion në vendet ku është gjet. Po shpresojmë që edhe këtë fazë të prillit edhe me masat nga Qeveria ta përballojmë edhe më tutje”.Haziri tha se e ka njoftuar Kurtin edhe për problemet me ujë të pijshëm në Gjilan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.