UBT

Kurti për “La Repubblica” flet për “tentakulat e Putinit” dhe rrezikun për luftë në Ballkan

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Kur shikon fqinjin e tij përtej kufirit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, 46 vjeç, nuk e sheh presidentin serb Aleksandar Vuçiq: ai sheh “një kukull të Kremlinit” në qeverinë e një vendi që “imiton Rusinë”. Ai sheh një përpjekje për ta destabilizuar Ballkanin duke “përsëritur modelin” e Rusisë. Kështu shkruan gazeta italiane, La Repubblica, e cila e ka intervistuar kryeministrin Kurti, përcjell Gazeta Express.

Kurti foli për lidhjen e Serbisë me Rusinë duke thënë se “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj” si Donbasi, Krimea, Transnistria e Osetia e Jugut.

“Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një subjekt politik në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka tronditur Kosovën, por Kurti tha se nuk është befasuar. Sipas tij, Putini “nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskiyn”, pasi, siç thotë Kurti, “ai dëshiron ta bëjë atë me Bidenin”.

“Ai e ndjen Stalinin dhe sheh Rooseveltin e tij në Bidenin”, tha Kurti, duke shtuar se Putini “dëshiron të rishkruajë historinë”.

“Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do të jetë e mjaftueshme për të: ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të përpiqet ta bëjë dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti.

Duke treguar se shtetet përreth Kosovës, me përjashtim të Serbisë, janë të anëtarësuara në NATO, Kurti tregoi se këtë e synon edhe Kosova, duke theksuar se “ne llogarisim në ndihmën e Italisë”.

Kryeministri i Kosovës tha se Serbia “dëshiron para europiane dhe armë ruse”.

“Edhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 21. Serbia në vend të kësaj mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave””, tha ai.

Eco Higjiena

Serbia, sikur Rusia e Bjellorusia “kanë mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta”, tha Kurti. “Ata ju akuzojnë se e trajtoni pakicën serbe ashtu siç u akuzuan ukrainasit për pro-rusët në Donbas. Presidentit Putin i pëlqen të mistifikojë ndërhyrjen e NATO-s për ta justifikuar hegjemoninë ruse”.

Kurti në këtë intervistë komentoi edhe faktin që Putini e përmendi Kosovën për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës.

“Ne kishim zgjedhje në Kosovë dhe një referendum gjatë okupimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbas ishin shumë të ndryshme: kutitë e votimit ishin në duart e ushtarëve të armatosur rusë. Pastaj ishte OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare që e bëri të qartë se pavarësia nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”.

Kurti vlerëson se “ka elementë që mund të na bëjnë tq parashikojmë të ardhmen”. Ai foli për shpenzimet e Serbisë në armatim, duke përmendur se ka pasur “dy programe të përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë”.

“Qendra e Sputnik në Ballkan është në Beograd dhe 160 kilometra nga Prishtina është “Qendra Humanitare” ruse: ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor, dhe siç e kemi parë, kjo nuk është zëvendësim i luftës: është përgatitje e saj”, është shprehur Kurti.

I pyetur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, Kurti tha: “Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

“Është një nga paradokset europiane”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.