RCCOLA

Kurti: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria ka zhvilluar një politikë të veçantë industriale

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Ministria e Industrise, Ndërmarresisë dhe Tregtisë (MINT), ka prezantuar Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ekonomia kosovare po shënon rritje të vazhdueshme si rezultat i hartimit dhe zbatimit të politikave dhe krijimit të legjislacionit të favorshëm për bizneset.

Kryeministri Albin Kurti, tha se për herë të parë në Kosovë, Qeveria ka zhvilluar një politikë të veçantë industriale. Sipas tij, vitin e ardhshëm për herë të parë bruto produkti vendor do të ketë shifër dyshifrore miliardësh.

E kjo thotë Kurti nuk është rastësi, ngase janë të përkushtuar për krijimin e një mjedisi të të bërit biznes, që do e bëjë Republikën më konkurruese. Madje tha se do të forcojnë t ndërmarrjet publike duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore.

UBT

“Vizioni ynë i politikës industriale është ai i një industrie më e integruar globalisht dhe që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar dhe të ofrojë punësim. Politikat tona zhvillimore po e rrisin ekonominë e vendit dhe po e mbështesim si asnjëherë më parë qytetarët. Gjatë këtij viti i industria e prodhuesve është rritur, Qeveria ka mbështetur Fondin për Garanci Kreditore me 22.6 milionë euro, ku janë lëshuar 705 kredi për 838 biznese. Nga këto biznese, 12 për qind kanë pronare gra. Ndërsa sa i përket shpërndarjeve të kredive 58 për qind janë prodhues me potencial eksporti të cilat kanë shtuar edhe 1 200 vende pune dhe kanë kontribuar me një rritje të qarkullimit vjetor prej 28 milionë euro”.

“Nivelin e punësimit në sektorin privat e rritëm. Rritjen ekonomike dhe të hyrave e kemi shpërndarë tek qytetarët dhe nuk e kemi mbajtur për shtetin. Bizneset na janë falënderuar për çmimet e përballueshme të energjisë elektrike që kanë pas gjatë krizës. Viti ardhshëm është i pari kur bruto produkti vendor do të ketë shifër dyshifrore miliardësh. Nuk është rastësi se ekonomia është më e fortë si asnjëherë më parë pavarësisht barrierave. Si qeveri jemi të përkushtuar për krijimin e një mjedisi të të bërit biznes, që do e bëjë Republikën tonë më konkurruese”, tha tutje Kurti.

“Do të forcojmë tutje ndërmarrjet publike të vendit duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore të vendit. Kosova është vendi i të rinjve, progresit dhe shpresës krejt indikatorët ekonomik janë më shumë se numra e shifra, janë pikënisje drejt së mirës dhe një shoqërie sa më gjithëpërfshirëse. Qeveria është infrastrukturë platformë ndihmuese për zhvillimin rritjen dhe fitimin e sektorit privat që bartë barrën kryesore të punësimit në shoqëri”, tha Kurti.

E ministrja e Industrise, Ndërmarresisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, tha mbështetja për prodhuesit mbetet prioritet dhe kjo është dëshmuar edhe nga të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian, raporton EO.“Mbështetja e prodhuesve vendor, promovimin dhe përkrahjen investive u dëshmua edhe përmes Raportit të Progresit e i cili thekson se Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm në këtë drejtim, në veçanti në kornizën legjislative”.“Raporti i Progresit shumë suksese të Qeverisë sonë i vë në pah, edhe suksesin e arritur nga ministria jonë sepse me prioritet të lartë i sollën reformat e shumë pritura në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me punën dhe kontributin tonë ndaj juve ndërmarrës të nderuar”.