HW

Kurti për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në NATO: Asnjëherë nuk kam premtuar afate sepse kjo nuk varet nga ne

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, foli për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në NATO.

Ai tha se asnjëherë nuk ka përmendur afate për heqjen e vizave.

“Unë jam kryeministër i cili asnjëherë s’ka bërë premtim me afate për heqjen e vizave për Kosovën, as në fushat as në detyrë. Keni pasur shembuj në të kaluarën, 15 muaj, sivjet, vitin e ardhshëm.. mua nuk më keni dëgjuar sepse unë e dija se ajo punë nuk varej nga ne”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në muajin e ardhshme bëhen 4 vejt që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar heqjen e vizave, por kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë vendi anëtar i cili ende refuzon.

HW

“Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë as në linjë me vetë Brukselin, dhe ne përpiqemi që me durim e përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë se kaq”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se sa i përket programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe ne kemi marrë pjesë në Defender Europe 21 vitin e kaluar me 330 ushtarë, kemi qenë në mesin e 16 vendeve mikpritëse, do të marrim pjesë edhe në Defender Europe 23.

“Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribuues në sigurinë globale. Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është se e rrisim buxhetin për 52%, mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si në masë të konsiderueshme e dini që nuk varet prej neve”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.