Hidromorava

Kurti për grevën: Nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist të martën, deklaroi se nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, por se “do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim”.

Në një konferencë për media, Kurti tha se të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave të sindikatës siç po bën SBASHK-u, është e palogjikshme dhe e rrezikshme.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.

“Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave është edhe e palogjikshme edhe e rrezikshme. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët. Thanë do të konsultohemi me anëtarësinë e dolën para juve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Uji Dea

Ai tutje tha se në takim me Këshillin Grevist u kanë bërë ofertë shtesë që të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat. Për këtë ofertë, kreu i ekzekutivit ka thënë se kanë marrë premtim nga grevistët se do të diskutojnë me anëtarësinë, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të Këshillit Grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, por sa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë. Kur e pyetën anëtarësinë?. Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore për Ligjin për Pagat. Do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat”.

“Ua dhamë lajmin atyre të parët, sepse këtë javë fillon diskutimi publik. Dy të tjerat ishin që bashkë me BSPK do ta bëjmë reformën e sistemit pensional, që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr pragun famëkeq 15 vjet përvojë punë, dhe u zotuam që tek barnat esenciale të shtojmë edhe 10 milionë euro”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.