Eko Higjiena

Kurti për Gjykatën Speciale: Çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Albin Kurti në një konferencë për medie ka folur për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.Kurti tha se çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani.

“Kosova ka pasur vazhdimisht gjykata speciale. Kjo gjykata e fundit është speciale por çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani. Kjo gjykatë që iu supervendos shtetit me 82 vota u pranua të bëhet pjesë përbërse e Kosovës. Gjykata është e padrejtë dhe e njëanshme”, tha ai.

Uji Dea

Ai tha se ka dy elemente të aktakuzës ndaj udhëheqësve të UÇK-së.“Pra njëfarë strukture kriminale brenda UÇK-së siç thonë ata. Prokuroria e ka gabim se ose s’ka pasur strukturë kriminale. Ky lajmi për UPK brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, shtoi lideri i VV-së.

Sipas tij, në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët. Ata kanë avokatët e tyre secili por nevojitet bashkrendimi nga shteti.“Është Qeveria ajo që duhet të angazhohet në mbrojtje të tyre. Në këtë kohë Kosova nuk ka Qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo tashmë është veçse Qeveri e pakicës. Ne duhet të jemi bashkë për luftën tonë çlirimtare dhe kundër Serbisë që nuk na njeh”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.