GRANDEMALL

Kurti për gazetën italiane: Serbët kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri Albin Kurti, i ka dhënë intervistë gazetës italiane, La Repubblica, ku ka folur për protestat dhe bllokimin e rrugëve nga serbët në veri të dielën që shkoi. Kurti thotë se bllokada e rrugëve s’ka qenë spontanisht por i organizuar nga Beogradi me ndihmën e Rusisë.

“Konvertimi i targave të futura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë sime. Ata kanë dy muaj. E njëjta gjë vlen edhe për dokumentet: të dielën, për ato pak orë që ka qenë në fuqi, në pikat kufitare që kanë mbetur të hapura kanë dhanë 2679 dokumente pa incidente. Prandaj u desh të thërrisnin dikë për barrikada: protesta nuk u ngrit spontanisht nga poshtë, ajo u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia”, u shpreh Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se rreziku për një konflikt në Kosovë ekziston pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, transmeton Gazeta Express.

“Nuk dua të them shumë i lartë, edhe sepse ne kemi kontigjentin e NATO-s këtu, por sigurisht i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta”, ka thënë Kurti.

I pyetur mbi manovrat ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, Kurti tha se janë 48 baza ushtarake serbe të ngritura nga Serbia.

ARKATANA

“Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen Mburoja Sllave dhe Vëllazëria Sllave. Që nga gushti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative përpara, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë”, u shpreh ai.

Duke folur për bllokadën e rrugëve të dielën që shkoi, kryeministri Kurti tha se njerëzit në bllokada punojnë në strukturat ilegale në veri të Kosovës dhe paguhen nga Beogradi.

“Prokurori po shikon videot e postuara në rrjetet sociale. Ata ishin persona në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Disa prej tyre ishin vërtet kriminelë, pasi vitin e kaluar përfunduan në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të ShBA-së. I referohem Radoiçiqit dhe Veselinoviqit. Ishte deja vu: ajo metodë është përdorur nga serbët në fillim të viteve 90-të gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Por Kosova tani është një vend demokratik, ata mund të bëjnë shumë pak. Ata janë të frustruar sepse ekonomia jonë, edhe pse nuk na njohin si shtet, ajo po lulëzon”, tha Kurti.

Ai ka thënë poashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO e ndihmon paqen në rajon kur është pyetur nëse do të krijonte tensione me Serbinë, futja e Kosovës në NATO.

“E kundërta është e vërtetë. Partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe anëtarësimi në NATO do të ndihmojë në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme. Orientimi ynë është transparent. Dhe bazohet në vlerat euro-atlantike”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.