Eko Higjiena

Kurti për Euronews: Shkëmbimet territoriale janë recetë për konflikte të reja, jo për paqen që na duhet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin se Kosova nuk mund të përfshihet në shkëmbim territoresh.

Në një intervistë për Euronews, tha se prekja e territoreve mund të nxisë më shumë konflikte sesa të ofroj paqe.

“Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti.

United Hospital

Ai, po ashtu tha se pret një angazhim të shtuar të përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor.

“Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitojë asgjë më shumë përveçse të dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti mori detyrën si kryeministër i vendit në fillim të shkurtit. Partia të cilën e drejton, Lëvizja Vetëvendosje, lidhen koalicion me LDK-në për të bashkëqeverisur me vendin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.