UBT

Kurti për çështjen e mandatarit Hoti: Kushtetuesja të lejohet të punojë në qetësi për vendim profesional

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha sot Gjykata Kushtetuese duhet të lejohet të punohet në qetësi lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë Hoti.

Kurti pas vizitës në Aviacionin Civil të Kosovës tha se Gjykata Kushtetuese i ka aktgjykimet e saj nga rastet e mëhershme, ekziston përvoja dhe praktikat e mëhershme dhe se duhet të lejohet të punojë në qetësi, raporton Telegrafi.

“E kemi Kushtetutën tonë dhe të punojë në qetësi për vendim profesional e meritor”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Thaçi pasi dekretoi Avdullah Hotin, menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.