RCCOLA

Kurti për Byronë Shtetërore: Konfiskimi i pasurisë që nuk justifikohet, është drejtësi

/ 1 minutë lexim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me 66 vota për, Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë

“Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar Kurti.

UBT

Postimi i plotë:

Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre.

Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi. /Telegrafi/