Hidromorava

Kurti për BBC: Bisedimet në Bruksel s’kanë qenë të lehta, reciprociteti për targat nuk do të bëhet kundër serbëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të lehta.

Kurti këto komente i ka bërë për BBC World Service, një ditë pas marrëveshjes së fundit të arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese, duke shtuar se kjo nuk do të bëhet kundër serbëve.

“Kemi pasur bisedime ne Bruksel, bisedime këto që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, është shprehur Kurti.

Eco Higjiena

Ai ka theksuar se shpreson që më 1 tetor të mos ketë dokumente që nuk janë legjitime.

s
“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, pos atyre të njohura si RKS apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, ka theksuar ai.

Në fund, Kurti ka theksuar se një nga faktorët që çoi në arritjen e marrëveshjes është se më 1 gusht, Kosova ua lëshoi serbëve mbi dymijë dokumente me mbishkrimin “Republika e Kosovës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.